UBT

Beqiri e Orpana flasin për problemet e shqiptarëve të Luginës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri takoi në selinë e KKSH-së në Bujanoc krye diplomatin finlandez të akredituar në Beograd, Pekka Orpana i përcjellë nga sekretarja e parë e ambasadës Outi Isotalo.

Gjatë takimit ambasadori Orpana u interesua për rrjedhat e përgjithshme politike të shqiptarëve në Serbi, si dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kryetari Beqiri e ka njoftuar Ambasadorin e Finlandës rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së duke theksuarë se edhe pse gjërat kanë lëvizur, dinamika e ngadaltë e zgjidhjeve të problemeve të shqiptarëve nga autoritetet shtetërore serbe është shqetësuese, ndërkohë që ka diskutuar edhe rreth gjendjes sikurse edhe kompetencave të KKSH-së në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip.

KKVITI

Vizita e diplomatit finlandez ishte e para në KKSH-ë, por sipas tij ky do të jetë një fillim i mbarë në drejtim të ndihmës dhe mbështetjes që do t`i ofroj këtij institucioni. “Mbështetja jonë nuk do të mungoj në realizimin e të drejtave të pakicave e gjithashtu edhe të shqiptarëve në këtë rajon” u shpreh ambasadori Orpana.

Vlen të theksohet se në takim ishte prezentë edhe përfaqësuesi i OSBE-së për Luginë të Preshevës, me seli në Bujanoc, Erik Manton./rajonipress/