Edhe Artana përkujton dëshmorët
Gjilan – Bajrush Ymeri ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve të komunës së Artanës ku edhe ka vendosur kurora lulesh te varret e Zijaver Vllasaliu, Afrim Zymerit, Faredin dhe Shemsedin Vllasaliut dhe te varrezat e dëshmorëve në Makovc dhe Marec.
“Sa vështirë të shohësh nënat me lot në sy edhe pse kanë kaluar 18 vite.
Lavdi dhe respekt të përjetshëm për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit” ka shkruar Bajrush Ymeri./rajonipress/


