Shaqiri & Januzaj, Messi-t shqiptarë
Të vetmit shqiptarët në Evropë kanë dy Messi. Xherdan Shaqiri dhe Adnan Januzaj janë Lionel Messi-t shqiptarë, derisa edhe vendet e tjera evropiane i kanë Messit e tyre. UEFA ka numëruar disa nga lojtarët e talentuar evropianë, duke i shfaqur ata si Messit e vendeve prej nga vijnë.
Epiteti i Messit shqiptar i ka takuar mesfushorit shqiptar të Bayern Munchenit, Shaqirit dhe atij të Manchester United, Januzaj, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e opinionit futbolldashës evropian dhe atij botëror me paraqitjet e tyre në sezonin e ri futbollistik në kontinentin e vjetër.
Sipas faqes së UEFA-s, Shaqiri kurrë nuk ka qenë Messi i Zvicrës, por jo edhe nga vendi ku vjen, Kosova, ku ai gëzon një respekt dhe reputacion të madh. Shaqirit (22) nuk i është falur kurrë që ka zgjedhur Zvicrën para Shqipërisë, por ai ka vazhduar të shkëlqejë.
“Më kanë thirrur me shumë emra, Messi e edhe tradhtar, por kjo nuk më ka brengosur kurrë”, ka thënë mesfushori anësor. Shpresohet se Messi tjetër shqiptar, Januzaj, i lindur në Belgjikë dhe me familje nga Kosova të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen. “E di çka duan shqiptarët, por unë jam i fokusuar tek Manchester United”, tha Januzaj (18) për portalin e UEFA-s.
Dyshja shqiptare nuk është e vetmja që indentifikohet me yllin argjentinas në kontinentin e vjetër. Radoslav Dimitrov është Messi i Bullgarisë, Gabriel Torje (Rumani), Giannis Fetfatzidis (Greqi), Lorenzo Insigne (Itali), Ryan Gauld (Skoci), Ivan Nastevski (Maqedoni), Václav Pila? (Çeki), Mario Götze (Gjermani), Gai Assulin (Izrael), derisa femra e vetme që mund të shpresojë të bëhet si Messi është polakja Ewa Pajor.


