Ndahet nga jeta Sadete Osmani, ambasada dhe konsullata kosovare ndihmojnë familjen
Gjilan – Në moshën 38 vjeçare është ndarë nga jeta Sadete Osmani Hasani nga Gjilani. Zemra e saj pushoj së rrahuri në Chikago (Çikago) Illinois në moshën 38 vjeçare kanë lajmëruar familjarët.
Familjarët e kanë falënderuar ambasadën e Kosovës në Washington dhe Konsullatën në New York që po ndihmon familjen Osmani në kompletimin e dokumentacionit për sjelljen e kufomës në Kosovë.
Familja Osmani gjithashtu ka falënderuar Komunitetin Shqiptarë në Çikago e cila po qëndron afër në këto ditë dhimbje për familjen.
Familja gjithashtu shpreh një falënderim admirues për Vlora Çitakun në Washington dhe Teuta Sahatçiun në konsullatën e Nju Jorkut të cilat kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë në përgatitjen e dokumentacionit./rajonipress/

