Eko Higjiena

Beqiri takon banorët e Malësisë së Bujanocit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kyetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri priti banorët nga Malësia e Bujanocit të cilët shprehen shqetësimet dhe sfidat me të cilat po përballen shqiptarët nga ky rajon.

Por, dy nga problemet më urgjente që shtruan e që kërkohet zgjidhje shumë e shpejt janë udhëtimi i nxënësve nga Suharna, Novosela dhe Zarbinca për në shkollën fillore “Migjeni” në Muhoc dhe i shlyerjes së vendbanimeve nga regjistra të banorëve nga Malësia e Bujanocit që po e realizon Policia.

Kushtet e rënda socio-ekonomike si dhe infrastruktura e parregulluar që po përjetojnë banorët e Malësisë së Bujanocit janë shumë të papërballueshme. Megjithatë, nxënësit e ciklit të lartë (klasa e 5 dhe 6) të shkollës fillore “Migjeni” në Muhoc që duhet të udhëtojnë më se 15 kilometra nga Suharna, Novosela dhe Zarbinca është e papranueshme, duke pasur parasysh që rrugët as pak nuk janë të sigurta, shprehën shqetësimin përfaqësuesit e Malësisë së Bujanocit dhe më tej nënvizuan se pasiguria është në shumë aspekte, si të rrethuar nga xhandarmëria, ushtria etj, por edhe vetë rrugëtimi në këtë të ftohtë, të pa kalueshme në sezon të dimrit po e bëjnë të pamundur vazhdimin e shkollimit.

ARKATANA

Sipas këtij delegacioni nga Malësia e Bujanocit theksojnë se shlyerja e vendbanimeve në regjistra nga policia e banorëve të Malësisë po i sjellë probleme të mëdha në rregullimin e dokumentacionit dhe çështjeve pronësoro-juridike.

Kryetari Beqiri, theksoi se pjesët më të ndjeshme të Luginës së Preshevës janë Malësia e Bujanocit, Karadaku i Preshevës dhe Medvegja që po vuajnë pasojat e diskriminimit të shqiptarëve. Megjithatë, për këto probleme do të denoncojmë para faktorit ndërkombëtar dhe do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme komfor ligjeve në fuqi për të sqaruar dhe dalë në ndihmë banorëve të këtyre zonave./rajonipress/