FIDANISHTJA

Kamenica përkujton dëshmorët e kombit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Janë përkujtuar dëshmorët e kombit Ramadan Kastrati, Arsim Isufi, Shemsi Isufi, Basri Canolli, Ahmet Mehmeti dhe Beteja e Marecit.

Kryetari i Komunës Begzad Sinani me bashkëpunëtorë sot përkujtuan dhe nderuan dëshmorët e kombit Ramadan Kastrati, Arsim Isufi, Shemsi Isufi, Basri Canolli dhe Ahmet Mehmeti dhe përkujtuan Betejën e Marecit.

Në fjalën e tij kryetari i Komunës Begzad Sinani tha se ” Na bashkoi sot edhe njëherë përvjetori i rënies heroike të dëshmorëve të kombit : Arsim Isufi , Shemsi Isufi, Ramadan Kastrati dhe Basri Canolli, rënies burrërore të plakut Ahmet Mehmeti si dhe shpërnguljes me dhunë të banorëve të fshatrave Leshtar, Strezoc, Rahovicë dhe Gregjenik nga policia, ushtria dhe paramilitarët serb.

Uji Dea

Virtytet e tyre janë pasuria më e çmueshme morale, edukative e shpirtërore e këtij populli. Por lavdia e çdo virtyti qëndron në zbatimin e tij, prandaj ne i mbajmë gjallë dëshmorët jo vetëm në kujtimin tonë të përjetshëm, por edhe duke i konkretizuar vlerat e tyre që na i lanë trashëgim ka thënë Sinani.

Fjalë rasti në këtë përvjetor patën edhe ish komandanti i Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi i cili përkujtoj segmente nga Beteja e Lavdishme e Marecit, dhe kryetari i OVL-së së UÇK-së dhe drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Milaim Limani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.