Zeneli në Izrael
Erfan Zeneli i ka dhënë fund aventurës te skuadra finlandeze HJK Helsinki. Mesfushori kosovar karrierën do ta vazhdoj në Izrael.
Reprezentuesi i Finlandës është transferuar te skuadra e Maccabi Petah Tikvas. Mesfushori vushtrrias ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, por me mundësi vazhdimi.
“Sot kam nënshkruar kontratë gjashtë mujore me Maccabi Petah Tikvan. Në marrëveshje me klubin e ri e kam mundësin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Dhe për këtë do t¡ vendos unë në fund të sezonit”, ka thënë Zeneli për Express.
Skuadra e Maccabi Petah Tikvas e ka përfunduar pjesën e parë të kampionatit në vendin e 12-të me 16-të pikë të tubuara.
Ndërsa, ditë më parë në elitën e futbollit izraelit ka zbarkuar edhe Hamdi Salihi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka nënshkruar me ekipin e Hapoel Akko.


