KBI me projekte të reja në Medvegjë
Këshilli i Bashkësisë Islame në Medvegjë e ka filluar vitin e ri kalendarik me projekte të reja. Kështu, sipas Lulzim Sahitit, kryetar i KBI për Medvegjë, së shpejti pritet të fillojë edhe renovimi i Xhamisë së Kapitit, e ndërtuar në vitin 1935. Planin për këtë e kanë bërë arkitektët komunalë, me kërkesë të besimtarëve islamë, e cila ka kaluar nëpërmjet Kuvendit Komunal. Punimet pritet të fillojnë në periudhën prill-maj të këtij viti.
Gjithashtu, së shpejti do të fillojë edhe pastrimi dhe rrethoja e varrezave në Tupallë, ndërsa KBI ka participuar me 45 000 din,(afërsisht 400 euro) për rregullimin e disa varrezave në lagjen Dukat të Siarinës.
Ky dhe projekte të tjera do të realizohen pas përfundimit të tërësishëm të renovimit të Xhamisë së Siarinës, të cilin e financoi KBI në Medvegjë./medvegja.net/


