KES shkyq nga rrjeti elektrik Preshevën e Bujanovcin
Korporata Elektroenergjetike e Serbisë (EPS) ka nisur një operacion masiv të shkyçjes së amvisërivetë shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc.
Lidhur me këtë operacion në dy vendbanimet shqiptare, siç transmeton ina, prej sot ka nisur operacioni i shkyçjes së konsumatorëve, ndërsa ky operacion është ndjekur nga një numër i madh i mediave serbe, të cilët kanë qenë të pranishme.
Në Preshevë dhe Bujanoc ka qëndruar edhe drejtori i EPS-së, Igor Novakoviq, i cili ka theksuar se do të vazhdojë operacioni i shkyçjeve, për shkak se nga mospagesa e faturave të energjisë nga një pjesë e qytetarëve, borxhi është rritur në mbi 100 milionë denarë.
Novakoviq ka deklaruar për mediat se ka ardhur në këtë rajon për të biseduar për të zgjidhur problemin e borxhit të lartë të grumbulluar vite me radhë.


