Eko Higjiena

Reja: Berisha s’e bëri asnjë paradë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Trajneri i Lazios, Edy Reja, i pyetur nga mediat italiane për paraqitjen e portierit kosovar, Etrit Berisha, në takimin e fituar 2:0 ndaj Chievos të dielën, tha se ‘gardiani’ i portës romake nuk pati fare punë.

“Jam i kënaqur me lojën e lojtarëve, e cila po rritet vazhdimisht. Veçanërisht jam i kënaqur për pjesën e dytë, në të cilën Berisha nuk bëri asnjë paradë”, tha Reja, shkruan ‘itasportpress.it’.

Mobi Casa

Që prej inkuadrimit në portë të portierit të kombëtares shqiptare, në fillim të janarit, Lazio ka pësuar vetëm një humbje, dhe atë në kuadër të Kupës ndaj Napolit. Lorik Cana në takimin me Chievon dhe atë me Napolin nuk ishte as në bankinë, pasi po vuan nga një lëndim.

Pas javës 22, Lazio zë vendin e nëntë me 31 pikë të tubuara. Reja u emërua trajneri i tyre në fillim të këtij viti. Pikërisht ai ia besoi portën Etrit Berishës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.