Në Remnik të Vitisë kabllo elektrike mbyt 11 dele dhe tre qen
Gjilan – Policia e Kosovës në Viti ka pranuar një informatë nga ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës me banim në fshatin Remnik Komuna e Vitisë, se një kabllo elektrike është këputur nga shtylla dhe ka rënë mbi dele, gjer sa ishin në kullos në një ambient të hapur, me ç’rast i ka mbyt njëmbëdhjetë (11) krerë dele dhe tre (3) qen.
Sipas ankuesit vlera e tyre është e konsiderueshme derisa rasti i referohet njësisë së hetimeve ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/

