Eko Higjiena

Radha e Bytyqit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rivaliteti i madh mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityit shumë shpejt pritet t’i rivalizoj ndërmjet veti edhe dy futbollistë të rinj kosovarë. Fjala është për Adnan Januzajn dhe Sinan Bytyqin, i cili aktualisht luan për ekipin U-21 të Manchester Cityt. Dikur edhe Januzaj ishte pjesë e të rinjve të ‘Djajve të Kuq’, por sivjet ka shpërthyer me ekipin kryesor. Rrugës së tij po shkon edhe Bytyqi, i cili shumë shpejt pritet t’u nënshtrohet urdhrave të Manuele Pellegrinit.

Vet 19 -vjeçari nga Prizreni ka bërë të ditur për Arenën se prej edicionit të ardhshëm do t’u bashkohet yjeve të Manchester Cityt në skuadrën e parë. Bytyqi ka treguar se është vëzhguar në vazhdimësi nga Pellegrini, i cili ka mbet i impresionuar me paraqitjet e mesfushorit të krahut, duke ia bërë me dije se nga edicioni i ardhshëm do ta përfshijë në skuadrën e parë.

Mobi Casa

“Momentalisht jam në një formë tejet të mirë sportive. Punët me skuadrën janë duke shkuar shumë mirë dhe jam i kënaqur me vetveten deri më tani. Që nga stinori i ardhshëm do të jem pjesë e skuadrës së parë, dhe mezi po pres që të vij kjo ditë. Këtë lajm ma ka konfirmuar Pellegrini, por edhe trajneri aktual i imi, Patrick Vieira. Do të jem pjesë e skuadrës së parë të Cityt, dhe kjo është një ëndërr e bërë realitet për mua”, ka deklaruar për Arenën Bytyqi….(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.