Humb Elvir Muriqi
Bokseri nga Peja, Elvir Muriqi, në New Jersy të SHBA-ve humbi nga australiani, Blake Caparello, me vendim unanim të gjyqtarëve. Muriqi pësoi humbjen e gjashtë në peshën gjysmë të rëndë të boksit profesionist.
Ish-trajneri i Muriqit dhe eksperti i boksit në televizionet amerikane, Teddy Atlas tha se shtatë vite ndërmjet boksierëve janë të mëdha. “Muriqi është 34-vjeçar dhe nuk e shfrytëzoj eksperiencën që ka.
Ndërsa, Caparello është vetëm 27-vjeçar dhe ka formë shumë të mirë”, deklaroi Atlas. Caparello tani ka 19 fitore dhe një barazim, ndërsa Muriqi 40 fitore dhe 6 humbje.


