Eko Higjiena

Gashi mund të provohet te Wintherthuri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Egzon Gashi mund të provohet te skuadra zvicerane Wintherthur. Pas problemeve për të mbetur te ekipi belg Sint Niklaas, përfaqësuesi i tij Gazmend Hasani konfirmon që është në bisedime me Wintherthurin.

“Do të zhvillojmë edhe disa negociata me Wintherthurin, për të marrë vesh nëse mund të provohet Gashi atje. Jemi në pritje”, deklaroi ai për gazetën Arena. Në anën tjetër, nëse dështon të provohet atje – Gashi mund t’i dëshmoj vlerat e veta në Francë, te skuadra e dytë e Lyonit.

Mobi Casa

Sulmuesi pejan nuk qëndroi te klubi belg, pasi ata duhej të paguanin 80 mijë euro për regjistrimin e tij në Federatë, për shkak se Kosova nuk është anëtare e Bashkimit Evropian. Ndryshe, Egzoni në stinorin vjeshtor ka luajtur për Besën e Pejës, me të cilët ka shënuar katër gola. Në të kaluarën ai ka djersitur edhe fanellën e Drenicës. (A.K.)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.