Hysaj kërcënon Romën: Ky është synimi i Napolit
Elseid Hysaj ka thënë se synimi Napolit për këtë sezon është vendi i dytë në Serie A.
Napoli aktualisht gjendet në pozitën e tretë në renditje me 70 pikë të grumbulluara, dy më pak se pozita e dytë që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve, e që mbahet nga Roma.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka bërë të ditur se synimi i skuadrës së Maurizio Sarri, është pozita e dytë dhe për këtë do të luftojnë deri në fund të sezonit.
“Ne kemi mendjen vetëm te vendi i dytë. Për këtë duhet të garojmë me Romën. Pak kush e beson, por ne do të luftojmë. Mendoj se do ta arrijmë dalë ngadalë pasi dëshirojmë Championsin”, u shpreh Hysaj. /Express/


