Ledina Çelo po feston
Ledina Çelo, e cila tash e një kohë nuk ka qenë shumë aktive me projekte të reja në muzikë, prapëseprapë vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan thuajse çdo ditë me fansat fotografi nga ngjarjet e saj në jetën e përditshme, teksa nuk mungojnë nganjëherë as fotografitë me fëmijët e saj.
Së fundmi ajo ka publikuar një foto të djalit të saj I cili ka datëlindjen, shkruan gazeta Kosova Sot Online.
‘hpirti mamit…,sot 6 vite me pare ti erdhe ne jete! Dhe 100 vite u befsh! Te dua pafundesisht….’’, ky është urimi i këngëtares.
(Kosova Sot)


