ARKATANA

Politikanët zhvatës e futën shtetin në komë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Njohës dhe pjesëmarrës të jetës politike e institucionale në vend, për gjithë këtë periudhë të shtetndërtimit të pasluftës, duke parë ngecjet e mëdha në fuqizimin e shtetit të ri, konsiderojnë se Republika është akoma në komë të thellë, për shkak të papërgjegjësisë së një pjese të madhe të politikës vendore, si në pozitë, ashtu edhe në opozitë.

Republika, në ditët e saj më të vështira.

“Vdekja klinike e shtetit të Kosovës përkthehet në komoditetin e politikanëve karrieristë e zhvatës të shtetit, por edhe në interes të klaneve të caktuara për vazhdimin e degradimit institucional e pasurimin në kurriz të qytetarëve të Republikës”, tha Hidajet Ahmeti,raporton Gazeta Kosova Sot.

Njohës dhe pjesëmarrës të jetës politike e institucionale në vend, për gjithë këtë periudhë të shtetndërtimit të pasluftës, duke parë ngecjet e mëdha në fuqizimin e shtetit të ri, konsiderojnë se Republika është akoma në komë të thellë, për shkak të papërgjegjësisë së një pjese të madhe të politikës vendore, si në pozitë, ashtu edhe në opozitë.

Sipas tyre, kjo gjendje është e tillë, ngase politika po shkon akoma drejt asgjësimit të shtetit ligjor. Për shkak të lidhjeve korruptive politika dhe drejtësia po e ushqejnë njëratjetrën në ‘tandem’ në udhën e paligjshmërisë së thellë e të skajshme në Kosovë, prandaj zgjidhja shihet vetëm nga një (r)evolucion demokratik paqë- sor, por i fuqishëm dhe i pandalshëm, për ta nxjerrë nga koma vendin, të cilin e ka katandisur keq klasa dërrmuese shumicë si politikë e papërgjegjshme, si në pozitë, ashtu edhe në opozitë.

HW

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, konsideron kjo lëvizje pozitive si proces mund të arrihet vetëm me vetëdijesimin gradual të qytetarëve e që me siguri do të marrë kohë. “Kosovës i duhet një vetëdijesim i madh, për ta hequr gjithë këtë kalbëzim të shoqërisë, i cili ka kapluar çdo sferë . E keqja, e mishëruar në krim dhe korrupsion, nuk do të hiqet përderisa vetë qytetari nuk e bën së pari një revolucion në vetëdijen e tij, për ta dalluar qartë të keqen nga e mira. Kriminelët, bandat dhe hajnat e mashtruesit e llojllojshëm e shfrytëzojnë mungesën e vetëdijes qytetare për ta zhvatur Kosovën në të gjitha mënyrat e mundshme”, potencoi Salihaj

Vdekja klinike e shtetit

Edhe analisti Hidajet Ahmeti konsideron se është fakt që Kosova si shtet është në vdekje klinike, por fillimisht duhet stabilizuar. “Shteti i Kosovës në kuptimin e qeverisës çalon në masë të madhe, pikërisht nga klasa politike udhëheqëse, pasi që mekanizmat e shtetit i kanë shfrytëzuar dhe po i shfrytëzojnë në interes të klaneve e klientelës së tyre partiake, e jo në shërbim të trupit publik.

Ndryshimi i mendësisë e mbrapshtë qeverisëse me këta njerëz është utopike të mendohet, por duhet ndryshuar koncepti qeverisës e jo ndryshim fytyrash, por për ndryshim për nga logjika dhe mentaliteti qeverisës”, u shpreh ai. “Vdekja klinike e shtetit të Kosovës përkthehet në komoditetin e politikanëve karrieristë e zhvatës të shtetit, por edhe në interes të klaneve të caktuara për vazhdimin e degradimit institucional e pasurimin në kurriz të qytetarëve të Republikës. Legjislativi, ekzekutivi dhe Gjyqësori si tri shtylla të pushteteve në Kosovë e që në letër janë si të pavarura, funksionojnë brenda një komande të vetme, e cila çdo ditë e më shumë po dëshmohet. Legjislativi duke e reduktuar mandatin e tyre vetëm në ngritje duarsh e në shërbim të partive politike e jo interesave qytetare, Gjyqësori si balancues në mes të legjislativit dhe ekzekutivit është shndërruar në vatër të keqpërdorimeve e në shërbim të ekzekutivit, e realisht ekzekutivi është përfituesi më i madh nga kjo anarki e pushteteve, që realisht i bie se demokracia e në theks të veçantë pavarësia e pushteteve është vetëm në letër”, theksoi Ahmeti.

Sipas tij, pavarësimi i tri pushteteve në shtetet demokratike është garanci për stabilitet e funksionim normal brenda kornizave demokratike./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.