Arbnor Morina: Jam i lumtur që vazhdoj me Gjilanin
Gjilan – Shumë trajner të Vala Superligës së Kosovës në futboll janë shkarkuar nga pankina e tyre për shkak sfidave të ndryshme, një gjë e tillë nuk vlen për trajnerin Arbnor Morina i cili me mjaft sukses po drejton “timonin” e “bardh e kuqëve” të Gjilanit.
Përkundrazi si kryesia e vjetër njëashtu edhe kryesia e re, kanë besim të madh në trajnerin Arbnor Morina e posaçërisht edhe tifo-klubi i Gjilanit “Skifterat”.
Kryetari i KF Gjilanit, Florim Zuka, duke parë punën profesionale të Morinës në klub menjëherë ende pa përfunduar stinori i Vala Superligës së Kosovës ka arritur marrëveshje me trajnerin Arbnor Morina, edhe për 2 vite të tjera.
Njëri ndër trajnerët më të mirë dhe me perspektiv Morina, ka bërë të ditur se është i lumtur me këtë marrëveshje me kryetarin e klubit të Gjilanit Florim Zukën.
“Kur punon me zemër dhe për të mirën e klubit gjithçka mund të arrihet, me kryetarin dhe drejtorin e klubit kemi arritur marrëveshje për dy minuta, për këtë gjë më vjen mirë që prijësit e klubit më besojnë edhe më shumë dhe për këtë jam i lumtur, gjatë stinorit të ardhshëm nuk do t’na mungon asgjë sa i përket punës, stabilitetit dhe mjeteve financiare, jo vetëm mua por edhe për futbollistët e klubit na obligon që tërë kapacitetin tonë ta japim për të mirën e klubit dhe për njerëzit që mbajnë gjallë këtë skuadër”.
Morina i cili konsiderohet një trajner mjaft modern nuk mund ti ikë tifozëve të klubit “Skifterave”, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ngjyrat e klubit të Gjilanit.
“Një falënderim të veçantë ua dedikoj “Skifterave”, të cilët më kanë përkrahur që nga dita e parë dhe kontributin e tyre të dhënë për rezultatet e klubit, së bashku me “Skifterat” do të punojmë dhe nuk do të ndalemi për të dhënë më të mirën që mundemi për ngjyrat “kuq e bardhë” të klubit të zemrës suaj”, ka bërë të ditur trajneri i KF Gjilanit, Arbnor Morina./rajonipress/

