Goli i parë i Jahmir Hykës në Amerikë
Ky ishte goli i parë zyrtar për mesfushorin shqiptar në Kampionatin amerikan, ndërsa kishte shënuar edhe në një ndeshje miqësore.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka ka shënuar golin e parë zyrtar në Kampionatin amerikan, shkruan albinfo.ch.
Hyka shënoi për skuadrën e tij San Jose në barazimin 1:1 ndaj Dallasit. Hyka ka realizuar në minutën e 94-t dhe takimi përfundoi.
Ky ishte goli i parë zyrtar për mesfushorin shqiptar në Kampionatin amerikan, derisa kishte shënuar edhe në një ndeshje miqësore. Ai kaloi nga Luzerni.
Komentatorët amerikanë ishin të mahnitur me golin e shënuar nga mesfushori shqiptar.
https://web.facebook.com/MLS/videos/10155251130568887/
http://www.albinfo.ch/goli-i-pare-i-jahmir-hykes-ne-amerike/


