Mobi Casa

Kastrati për norvegjezët: Kosova më pret krahëhapur!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Flamur Kastrati nuk ndërron mendje. Ashtu siç i kishte thënë edhe gazetës para disa ditëve që e ka parasysh përfaqësuesen e Kosovës, ai njëjtë iu ka thënë edhe mediave norvegjeze. Në një prononcim ‘vg.no’, Kastrati tha që mendon për Kosovën por që ende s’ka vendosur përfundimisht për të luajtur për të.

“Momentalisht s’mund të konfirmoj asgjë, por së shpejti do të dalë me një përgjigje përfundimtare”, u shpreh ai.

Sulmuesi me prejardhje nga qyteti i Pejës, sipas Arenas, deri më tani është aktivizuar në skuadrat zinxhir të përfaqësueses së Norvegjisë (kategoritë U-18, U-19 dhe U-21), por ende nuk e ka shijuar tubimin në ekipin e parë. E një gjë e tillë duket se nuk i bënë shumë përshtypje Kastratit, i cili deklaron që ekipi i tij kombëtar (Kosova), është duke e pritur krahëhapur.

FIDANISHTJA

“Është puna e përzgjedhësit që të sjellë në ekipin përfaqësues lojtarët më të mirë norvegjez. Nëse unë nuk jam në planet e tyre, nuk ka problem – unë kam ekipin tim kombëtar duke më pritur me krahë hapur”, deklaroi Kastrati, i cili është lindur në vitin 1991 dhe tani ka 22 vjeç.

6 gola për Norvegjinë

1.80 centimetra i gjatë, ‘nuhatës’ para portës dhe i gatshëm për të dënuar kundërshtarin në çdo moment. Flamur Kastrati, sa ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të përfaqësueses skandinave të Norvegjisë, ka shënuar gjashtë gola.
Një e ka realizuar për kategorinë nën 18 vjeç, me të cilën i ka bërë pesë paraqitje, tri herë ka shënuar me U-19-shat (në pesë paraqitje) dhe dy herë me U-21-shat (në 10 paraqitje).
Momentalisht, Kastrati është pjesë e skuadrës së Stromsgodsetit. Ai në të kaluarën ka luajtur edhe për Skeidin, Twenten, Osnabruchkun, Duisburgin dhe Erzgebirge Aue-n.