Bunjaku: Mediat serbe m’i ndryshuan deklaratat
Mediat serbe kanë raportuar të enjten se përzgjedhësi kosovar, Albert Bunjaku tashmë ka filluar të ftojë futbollistë në Përfaqësuesen e Kosovës. Sipas tyre, në mesin e të ftuarve ka edhe lojtarë me kombësi serbe. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i përzgjedhësit kosovar, i cili ka pohuar se deklarimet e tij janë keqinterpretuar nga mediat serbe.
“Në ‘Kurir’ të Beogradit është vendosur një shkrim për Përfaqësuesen e Kosovës dhe ku teksti nuk i përmbahet deklarimeve të mia, pasi që ato janë interpretuar të shtrembëruar nga artikullshkruesi”, ka shkruar Bunjaku në ‘Facebook’. “Përfaqësuesja e Kosovës ka të hapura dyert për të gjithë ata që dëshirojnë ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës dhe që kanë kualitetin e duhur”, ka sqaruar ai.


