ARKATANA

Volejbollistet e Dritës kampione të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Volejbollistet e Dritës në ndeshjen e dytë për titull të kampionit, kanë arritur ta mposhtin skuadrën e Skenderajt me rezultat 3-1.

Sikur në ndeshjen e parë njëashtu edhe në atë të dytën me shifra të njëjta, vashat e Dritës kanë arritur që në qytetin e Skenderajit të shpallën kampione të Kosovës.

Në setin e parë volejbollistet e Dritës arritën lehtësisht ta fitojnë, ndërsa ne setin e dytë vashat nga Skenderaj arritën ta barazojnë në 1-1.

Në dy setet në vazhdim në shprehje erdhën kualiteti në mes rrjetave, të cilën vashat e Dritës arritën ti fitojnë dy setët dhe me plot meritë të shpallën kampione të Kosovës.

UBT

Në këtë vit edhe njëherë, volejbollistet e Dritës shtetin e Kosovës do ta prezantojnë në Ligën e Kampionëve.

Tani e një kohë të gjatë po dëshmohet se volejbollistet e Dritës janë të pa konkurrenca në volejbollin e Kosovës. Është shembull i mirë nga klubet tjera të mësohen se kur punohet me kategori të reja në mënyrë profesionale edhe rezultatet nuk do të mungojnë.

Ndërsa më herët volejbollistet e Dritës arritën të fitojnë edhe Kupën e Kosovës.
Redaksia e Rajonipress uron vashat e Dritës për këtë triumf të dyfishtë./rajonipress/