Eko Higjiena

“Minatorët” fundosin Dritën

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në javën e 26 të Vala Superligës së Kosovës në futboll, skuadra udhëtuese nga Mitrovica, Trepca89, më lehtë se sa është pritur ka mposhtur Dritën me rezultat 2-0.

Me këtë fitore “Minatorët” nga Mitrovica kanë bërë një hap gjigant drejt titullit të parë në historikun e tyre, ndërsa Drita me këtë humbje sipas të gjitha gjasave për herë të tretë shpëtimin do ta kërkon në ndeshjet e barazhit.

Futbollistët e Dritës në këtë ballafaqim luajtën një lojë shumë të dobët asgjë në repartin e tyre nuk funksionoi, ndërsa mysafirët me një disiplinë të madhe në fushë arritën të shuajnë gjasat e Dritës për rezultat të favorshëm.

Në minutën e 3-të, mbrojtësi Gëzim Gashi i Dritës në mënyrë të palejuar ndal në zonë Fiton Hajdarin ndërsa gjyqtari Genc Nuza nga Prishtina akordon penalti, i pa gabuar nga 11 metërshi ishte kapiteni Shpëtim Idrizi.

Të vetmen gjuajtje në 45 minutat e parë drejt portës së Trepçës 89 e bënë sulmuesi Leutrim Kryeziu, i cili provon nga 27 metra por gjuajtja e tij përfundon në duart e portierit mysafir Bledar Hajdinit.

Në pjesën e dytë futbollistët e Trepçës 89 në minutën e 54-të, ndërmarrin një aksion të shpejt kapiteni Idrizi depërton pason gjerë te sulmuesi më i mirë në Vala Superligën e Kosovës Oto John i cili nuk e patë vështir nga 6 metra ta gjen rrjetën e portës së Dritës.

UBT

Në minutën e 74-të, Nexhipi harkon Kryeziu gjuan portieri mysafir Hajdini mbron shkurtazi deri te kapiteni Erdin Hashani i cili nga 6 metra godet horizontalen e mysafirwve.

Pas ndeshjes trajneri Milaim Zuzaku, i cili për të ishte ndeshja e parë para publikut të Dritës në Gjilan deklaroi. “U pa që Trepça 89 ka futbollist cilësor dhe me meritë gjendet lidere e Superligës,ne dështuam në të gjitha repartet sot dhe kjo mbetet për tu analizuar për ndeshjet e radhës”.

Ndërsa trajneri mysafir Zekirja Ramadani ishte mjaft i lumtur me këto tri pikë të fituara.
“Dëshmuam se skuadra jonë ka luana të vërtet dhe kur ki luana e ki lehtë, këto tri pikë të mëdha të fituara sot janë për titull të kampionit”.

Ndeshja u zhvillua në praninë e 1500 shikuesve, ndërsa është për tu përshëndetur tifozët e Dritës “Intelektualët” pavarësisht rezultateve të dobëta të Dritës ata për gjatë 90 minutave asnjëherë nuk u ndalën duke i përkrahur lojtarët e tyre.

Ndeshjen e radhës Drita është mysafire e Drenicës në Skenderaj./rajonipress/