Eko Higjiena

Curri firmos për FC Sevastopol

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Debatik Curri ndryshon sërish skuadër në kampionatin ukrainas. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare e mbylli para kohe aventurën me Hoverla Uzhhorod, me të cilën kishte kontratë deri në verë të 2015.

30-vjecari firmosi me Sevastopol, po në Premier Ligën e Ukrainas, pasi gjatë fazës së parë të kampionatit luajti shumë pak me ish- skuadrën e tij, vetëm 5 ndeshje.

Futbollisti i lindur në Prishtinë e njeh shumë mirë futbollin ukrainas, ku u bë i njohur me fanellën e Vorskla Polltavës nga viti 2005 deri në 2010. Në moshën 26-vjeçare u transferua në Turqi te Genclerbirligi, por gjatë eksperiencës në futbollit turk pati probleme të shumta fizike për shkak dëmtimesh të njëpasnjeshme, që ndikuan në aktivizimin e tij paktë, transmeton “Supersport”.

FIDANISHTJA

Për shkak të formës jo të mirë fizike, dhe mosaktivizimit në mënyrë të rregullt te Genclerbirligi Debatik Curri humbi edhe vendin e titullarit në kombëtare. Por fatkeqësisht edhe rikthimi në Ukrainë te Hoverla Uzhhorod nuk rezultoi ashtu siç pritej për futbollistin kosovar, që gjithsesi do ta vijojë karrierën po në Ukrainë te Sevastopol, ku do të ketë shok skuadre një tjetër lojtar me origjinë shqiptare, Besart Ibrahimin.

Debatik Curri është aktivizuar në 39 ndeshje me Shqipërinë, ndërsa ka shënuar një gol me fanellën kuqezi në humbjen 2-1 në transfertë me Holandën për eliminatoret e Euro 2008.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.