UBT

Pirja e duhanit, dëmton sytë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në një studim të ri nga Spitali Universitar ‘Orbero’ në Suedi, hulumtuesit kanë gjetur prova plotësuese në atë se pirja e duhanit ndikon në rritjen e zhvillimit të verbërimit të syve, duke shkaktuar sëmurje të tyre.

Studiuesit treguan se duke e larguar këtë zakon mund të ndihmojë në mënjanimin e këtij rreziku.

Ata sugjerojnë se pirja e duhanit mund të rris rrezikun e zhvillimit të katarakut ( perdes së syrit), duke shkaktuar turbullim të lenteve, gjë që dërgon drejt verbërisë.

Studimi i tanishëm, i cili është publikuar në ‘Jama Opthamology’, u përpoq që të gjej të dhëna nga një grup i meshkujve suedez dhe të analizojë shëndetin e tyre duke përfshirë 44.371 burra të moshës 45 deri 79 vjeç.

ARKATANA

Në këtë analizë, grupi identifikoi 5.713 raste me katarakt. Për shembull zakoni i pirjes së 15 cigareve në ditë korrespondon me 42 për qind të rritjes së rrezikut që dërgon drejt ektraktimeve të kataraktit.

Për më tepër, analizat kanë treguar se ndalimi i pirjes së duhanit, ndërprenë rritjen e këtij rreziku.

Rreth dy dekada pas ndërprerjes, meshkujt me pirjen e 15 cigareve në ditë e kanë rritur rrezikun e kataraktit krahasuar më jo pirësit e duhanit.

“Ndërprerja e duhanit mund të zvogëloj rrezikun e kataraktit më kohë, edhe pse rreziku vazhdon më dekada. Sa më i lartë të jetë intensiteti i pirjes së duhanit, aq më gjatë shkon në rënien e rrezikut. Këto gjetje theksojnë rëndësinë e fazës së hershme të ndërprerjes së duhanit”, ka theksuar, autorja e studimit, Birgitta Ejdervik Lindblad.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.