UBT

Vijona Kryeziu dhe Musa Hajdari u shpallën sportistët më të mirë në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati“, në Kamenicë, është bërë zgjedhja e sportistëve, klubeve dhe trajnerëve më të mirë për vitin kalendarik 2013.
Në këtë eveniment, pos sportistëve të pranishëm ishin edhe nënkryetari Fatmir Matoshi, kryesuesit të Kuvendit Bajram Dërmaku, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Venera Dërmaku- Rexha, drejtorët nga drejtoritë tjera komunale dhe qytetarë të Dardanës.

“Vullneti i juaj nuk ka munguar asnjëherë, përkundër kushteve të vështira që ju kanë përcjellë për të arritur këto suksese. Unë ju uroj që sukseset e juaja të vazhdojnë edhe më tutje “ ka thënë Kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku.

Ndërkaq, drejtoresha e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Venera Dermaku-Rexha, më vjen mirë që me marrjen e detyrës jam në mesin e juaj. “Më vjen mirë që komuna e jonë ka këso sportistë e sportiste të dalluara, besoj se bashkëpunimi nuk do të mungoj as në të ardhmen” ka thënë Dërmaku-Rexha.

Fundamenti

Nënkryetari, Fatmir Matoshi, kam kënaqësinë që jam në këtë ngjarje, ndjehem krenarë që komunës së Kamenicës, nuk i kanë munguar asnjëherë sukseset.“Si komunë bashkërisht me Kryetarin e komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, do t’i japim vëmendje më shumë sportit dhe do të mbështesim edhe më shumë sektorin e sportit” ka thënë Matoshi.

Klubi më i suksesshëm është shpallur klubi i volejbollit “Flaka” i femrave, ndërkaq, trajneri më i mirë i vitit u shpall Zijadin Kryeziu, trajner i klubit i atletikës “Rogana”.Me mirënjohje e medalje u shpërblyen këta sportistë të dalluar : Vullnet Bunjaku- klubi i atletikës “Arbëria”, Fisnik Ismajli- klubi i karatesë “Shogun”, Sabri Aliu- klubi i shenjëtarisë “Dardania”, Ilir Zubaku- klubi i futbollit “Kamenica”, Elza Maliqi- klubi i volejbollit “ Arbëria”, Minire Kryeziu- klubi i volejbollit “Flaka”, Nezir Rahimi- klubi i futbollit “Kamenica”, Beslind Kastrati nga klubi i futbollit “Kaolini”, Blerina Spahiu, klubi i volejbollit “Flaka “Majlinda Cana klubi i atletikës “Rogana”, Granit Kryeziu- klubi i atletikës “Rogana “dhe Astrit Kryeziu “- klubi i atletikës “ Rogana”.

Ndërkaq, sportistja dhe sportisti më i mirë për vitin 2013 u shpallën dy anëtarë të klubit të atletikës “Rogana” nga Rogana, Vijona Kryeziu dhe Musa Hajdari./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.