ARKATANA

Vijnë Bunjaku, Bajrami…

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku tashmë e dinë goxha mirë se me çfarë lojtarë do të paraqitet në ndeshjet e ardhme miqësore ndërkombëtare, të lejuara nga FIFA.

Vet ai ka treguar se në ndeshjet e tilla skuadra kosovare do të paraqitet me lojtarë cilësorë, por jo edhe me ata të kalibrit të lartë, siç janë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, etj.

FIDANISHTJA

Mirëpo, Bunjaku ka pohuar se për miqësore, skuadrës shtetërore pritet t’i bashkohen tre apo katër lojtarë me eksperiencë, të cilët kanë luajtur apo vazhdojnë të luajnë për shtetet tjera, por ka refuzuar të zbuloj emra.

Mirëpo, gazeta Arena e ka mësuar emrin e njërit prej tyre. Madje, ai ka emër e mbiemër të njëjtë me përzgjedhësin kosovar. Fjala është për sulmuesin e Kaiserslauternit, Albert Bunjaku…(Tribuna – Arena).