Mobi Casa

Refuzon Norvegjinë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një nga mesfushorët më të talentuar kosovar që aktualisht luan te skuadra austriake Red Bull Salzburg, 20-vjeçari, Valon Berisha, i cili është edhe pjesë e kombëtares norvegjeze, në një deklaratë për mediat nordike, sipas korneri, ka bërë të qartë se nëse marr ftesë nga trajneri i Kosovës do ta pranojë me kënaqësi dhe pa menduar dy herë.

Valoni tha se me gëzim shumë të madh e ka pritur lajmin për lejimin e Kosovës që të zhvillojë ndeshje miqësore.

Mobi Casa

“Jam shumë i lumtur që edhe vendi im tash ka të drejtë të formojë një skuadër, e kjo është ëndërr e bërë realitet nga njerëzit atje. Unë i takojë atij vendi dhe asaj përfaqësueseje të atij shteti dhe pa mëdyshje do ta pranojë me shumë kënaqësi ftesën, nëse ajo ftesë vjen në adresën time. Të gjithë njerëzit këtu mund të pyesin për të ardhmen time me kombëtaren e Norvegjisë dhe unë mund të përgjigjem shkurt, se nuk luaj më për Norvegjinë nëse me thërret Kosova”, përfundoi djaloshi i lindur në Malmo të Suedisë, Valon Berisha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.