United Hospital

Haziri: Në programin tim vend të rëndësishëm zë edhe sporti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka është takuar sot me drejtuesit e Klubit Hendbollistik “Zhegra”, të kryesuar nga Bajram Isufi.

Gjatë takimit, zoti Isufi ka shpalosur sukseset dhe sfidat që e kanë përcjellur klubin që nga themelimi.

Në emër të kryesisë së KH “Zhegra” ju urojmë për marrjen e postit të kryetarit. Klubi ynë ka pasur rezultate të shkëlqyeshme, përkundër problemeve siç është mungesa e një salle të edukatës fizike, udhëtimi katër herë në javë Zhegër-Gjilan etj. Jemi në mesin e klubeve më të mira në vend. Si junior jemi kampion në Kosovë, i kemi pesë reprezentues dhe shpresojmë në përkrahjen tuaj”, ka thënë kryetari i KH “Zhegra”, Bajram Isufi.

Mobi Casa

Nga ana e tij, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se në programin vend të rëndësishëm zë edhe sporti gjilanas, ndërsa do ta ndihmojë edhe këtë klub aq sa lejojnë mundësitë buxhetore.

“Së pari ju uroj për suksesin tuaj dhe që jeni kaq të organizuar. Në programin tim komunal vend të rëndësishëm zë edhe sektori i sportit. Do t’ju mbështesim aq sa na lejojnë mundësitë buxhetore. Tashmë jemi duke i shkurtuar shpenzimet. Do ta keni përkrahjen time të plotë”, është shprehur gjatë takimit kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.