Fundamenti

Kuçi: Reagimet për fondin ishin të ngutura

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, duke folur për shumën e cila është vendosur që t’i ndahet Luginës së Preshevës, në mbledhjen në mes dy qeverive shqiptare, theksoi për Telegrafin se reagimet e ngritura lidhur me shumën e dhënë për Luginën e Preshevës kanë qenë të ngutura dhe të keqkuptuara.Sipas tij, në mbledhjen e zhvilluar në mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë kanë qenë dy pika të rendit të ditës lidhur me Preshevën.

“E para, ndihma për furnizimin e maternitetit në Preshevë, që ka ndihmën e simbolikës më shumë sesa simbolikën materiale, pra ndihma për vendin ku fillon jeta. Qëllimi ka qenë që foshnjat e asaj pjese të lindin në trojet e tyre dhe të kenë kushte për këtë. Pika e dytë e diskutimit ka qenë themelimi i fondit për Preshevën, për çka është filluar iniciativa, dhe ai fond do të jetë më ndryshe. Fondi do të ndihmohet nga të dy qeveritë (Kosovës dhe Shqipërisë) dhe donatorët eventual nga shtetet tjera”, ka thënë Kuçi.

Uji Dea

Ndryshe, në takimin në mes dy qeverive shqiptare është vendosur që përveç krijimit të një fondi për Luginën e Preshevës, të ndahet edhe një shumë prej 100 mijë eurosh për maternitetin në Preshevë.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për ndarjen e fondit në vlerë prej 100 mijë eurosh për maternitetin e Luginës së Preshevës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.