Uji Dea

Demaçi arsyeton Thaçin e Ramën: Kaq kanë kaçik

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Veprimtari i njohur Adem Demaçi, nuk është çuditur fort me shumën të cilën dje Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë ndanë për Luginën e Preshevës.

Ai i ka sugjeruar popullit që të mos ia shohin për të madhe as Prishtinës e as Tiranës, ndarjen e 100 mijë eurove për atë pjesë.

“E di se ato para për maternitet në Preshevë nuk mjaftojnë për Luginën dhe e di se ju ka mbetur hatri edhe juve atje ne Preshevë qe u ndanë vetëm 100 mije euro për Luginën. Por nuk duhet me ju zënë për të madhe se Tirana dhe Prishtina aq kanë kaçik për të ndihmuar”, ka thënë Demaci për Preshevajonë.

UBT

“Një mund të t’ju them se as Thaçi e as Kosova edhe sikur të japin jo 100 mijë euro, por as 100 miliardë euro s’mund t’i dalin hakut shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sepse sikur ne edhe ata u flijuan dhe sakrifikuan për ketë Kosovë, u burgosën e derdhën gjak e luftuan krahpërkrahë me ne për Kosovën e lirë”, tha ai.

Sipas Demaçit duhet lënë ato muhabete se kush dha më shumë e kush dha më pak, se Serbia dha më shumë për veriun, e Prishtina më pak. “Ne nuk mund të shtyhemi me Beogradin. Tash çka do të flitet, veç flitet tepër…”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.