Mobi Casa

Ringjallet lidhja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rezistenca për ta ndaluar hyrjen në objektin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit të paktën njërit prej dy kryeministrave shqiptar, u ka kushtuar shtrenjtë dy qytetarëve kosovarë. Kërkesa që aty të hyjë vetëm njëri, pasi shqiptarët janë një dhe nuk mund të kenë dy shefa qeverish nuk është përfillur nga organet e rendit, derisa këmbëngulësia u ka kushtuar atyre me arrestim.

Kësisoj Edi Rama nga Tirana dhe Hashim Thaçi nga Prishtina janë bërë dy kryeministrat e parë pasardhës të njerëzve që krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit që kanë ringjallur këtë lidhje pas më shumë se njëqind vjetësh, por në rrethana dhe qëllime shumë më të reformuara. Kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë udhëhequr takimin e përbashkët të kabineteve qeveritare nga të dyja vendet në mbledhjen e parë simbolike në qytetin e Prizrenit, vendin ku para më shumë se një shekulli qe mbajtur organizimi i parë i shqiptarëve dhe qe krijuar qeveria e parë.

Fundamenti

Në takimin ku kanë marrë pjesë edhe ministrat serbë të qeverisë së Kosovës kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova është shtëpia e kryeministrit Rama dhe e ministrave të Shqipërisë. ‘Mirë se vini në shtëpinë tuaj’, ka thënë Thaçi. Por deklaratave të Thaçit “borxh” nuk u mbeti as Rama. “Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është për ne shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm”, tha ai. Të dy u dakorduan se ëndrra e shqiptarëve për bashkim duhet të ndodhë vetëm në Bashkimin Evropian…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.