Hidromorava

Lorik Cana, mbrojtësi i katërt në Seria A

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Lorik Cana është në listën e “Top-5″ mbrojtësve më të mirë në Itali. Lajmi bëhet i ditur nga uebfaqja “calciomercato.it”, e cila në një shkrim kushtuar mbrojtësve që kanë rikuperuar më shumë topa në dyluftime me kundërshtarët e vendos kapitenin kuqezi në vendin e katërt, duke nënvizuar edhe një detaj mjaft domethënës: Cana është mbrojtësi më i mirë në këtë listë për sa u përket skuadrave të ashtuquajtura “big”.

Duhet thënë se deri në javën e shkuar Loriku ishte në podiumin e kësaj liste, pra në vend të tretë. Por mjaftoi një ndeshje, ajo ndaj Interit, ku trajneri Edy Reja e la në stol, që mbrojtësi të humbiste terren. Gjithsesi, kapiteni i Kombëtares shqiptare mbetet në listën e më të mirëve, duke treguar se të paktën deri tani ka bërë një sezon relativisht pozitiv.

Cana është aktivizuar rregullisht në 16 nga 18 ndeshjet e luajtura deri tani në kampionat dhe ka munguar në vetëm dy të tilla: një për arsye pezullimi me kartonë dhe një tjetër për shkak të zgjedhjeve të bëra nga trajneri. Në fakt duhet thënë se ardhja në krye të Lazios e Edy Rejas ka bërë që Loriku të rikthehet në pankinë, kjo për shkak të përplasjeve në 2011- 2012 të këtij të fundit me lojtarin shqiptar. Ndonëse asnjëherë e bërë publike, edhe në atë sezon Cana nuk parapëlqehej nga Reja, aq sa u desh edhe një përplasje e tij me drejtorin sportiv Igli Tare, pikërisht për aktivizimin me pikatore të kapitenit kuqezi. Ndërsa me trajnerin, Vladimir Petkoviqin, Cana ka qenë një lojtar stabil i formacionit bazë dhe kjo ka bërë që mbrojtësi shqiptar të vihej në krye të statistikave, të paktën sa u përket dyluftimeve me kundërshtarët dhe topave të fituar ndaj tyre.

Eco Higjiena

Në vend të parë për momentin është mbrojtësi i Parmës, Alesandro Lucarelli, i cili në 16 ndeshje të luajtura ka rikuperuar pa faulle plot 388 topa ndaj lojtarëve kundërshtarë. Pas tij vjen Davide Astori i Caglarit, me 361 topa të fituar në 15 ndeshje të luajtura. Në vend të tretë është Danilo i Udineses (358 topa të rikuperuar në 17 ndeshje), i cili i ka marrë pikërisht vendin Canës, pas javës së 18-të që luajti para katër ditësh.

Loriku renditet në vend të 4-t me 344 topa të fituar në 16 ndeshje. Pas tij vjen Emerson i Livornos dhe Mehdi Benatia i Romës. Në vendin e shtatë është Christian Zapata i Milanit, ndërsa mbyllin 10- shen më të mirë Federico Giacherini (Livorno), Stefan Saviq(Fiorentina) dhe në fund një tjetër shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili luan për Sampdorian. Ky i fundit ka luajtur më pak se të gjithë të tjerët, por, gjithsesi, gjendet në “Top-10″. Kujtojmë që Mustafi ka pasaportë gjermane dhe ka luajtur për Shpresat e këtij vendi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.