Kuqi në Pro Vercelli
Njazi Kuqi karrierën do ta vazhdojë në futbollin italian, përkatësisht në Serie C. Sulmuesi i njohur kosovar me pasaportë finlandeze e ka pranuar ofertën e klubit Pro Vercelli.
Lajmin e ka konfirmuar vet klubi italian nëpërmjet uebfaqes zyrtare. “Në ditët e ardhshme do të firmosim kontratën sa të arrijë certifikata nga Federata Greke e Futbollit.
Kuqi do të jetë në dispozicion të trajnerit nga dita e diele. Sa i përket ndeshjeve zyrtare, futbollisti do të jetë i gatshëm që nga 12 janari”, thuhet në sajtin e klubit.
Kuqi pati mbetur pa klub qe gjashtë muaj, prejse u nda me skuadrën greke, Atromitos. Më herët vushtrriasi ka luajtur edhe për Lahtin, Birminghamin, Blackpoolin, Groningen, Carl Zeiss Jena, Koblenz, Panionios, derisa ka pasur edhe 12 paraqitje për kombëtaren e Finlandës. Pro Vercelli aktualisht është i dyti në renditjen e Serie C, dhe konsiderohet si kandidat për t’u kualifikuar në Serie B.

