Fundamenti

Dimri i ftohtë, kujdes me lëkurën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Stina e dimrit dhe temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht në lëkurë, ndaj mjekët dermatolog këshillojnë më tepër kujdes. Lëkura ndryshe nga pjesët e tjera të organizmit, është më e ndjeshme ndaj të ftohtit, pasi ka kontaktin e para me temperaturat e ulëta.

Dhimbja është e lidhur me acarimin e shtresave të lëkurës, që janë ndërtuar në mënyrë mahnitëse e që ndër të tjera, përmbajnë edhe yndyrat e duhura për hidratimin e lëkurës. Pikërisht i ftohti bën që këto substance të minimizohen dhe barriera e parë e lëkurës të degradohet.

Prej kësaj më pas vijnë edhe problemet si tharja dhe çarja e lëkurës në dimër. Lëkura e ndjeshme dhe delikate, është më e predispozuar të vuajë pasojat e të ftohtit, agjentëve atmosferikë dhe veçanërisht luhatjeve të herë pas hershme të temperaturave.

Uji Dea

Mirëpo , duke qenë se i ftohti në këtë stinë është i pashmangshëm, atëherë ajo që na mbetet është vetëm të kujdesemi dhe të marrim masat e duhura për të përballuar me sukses këtë stinë. E nëse trupit dhe duarve i bëjmë kujdesin e duhur, pasi i mbulojmë duke veshur rroba dhe doreza, fytyra mbetet disi më problematike.

Lëkura e fytyrës duhet të jetë gjatë gjithë kohës e hidratuar me kremrat e duhur të cilët përmbajnë vitamina dhe proteina ushqyese, të cilat zëvendësojnë ato të cilat mund të reduktohen nga agjentët atmosferikë gjatë dimrit. Veçanërisht, personat të cilët kanë lëkurë të thatë, duhet të kenë kujdes më shumë, sepse lëkura e tyre rrezikon të thahet. Kremi ditor dhe ushqyes, duhet të rekomandohet nga mjeku dermatolog, i cili në përputhje me tipin e lëkurës së pacientit, sugjeron edhe kremin.

Ata që preken më shumë nga problemet e lëkurës prej të ftohtit, janë fëmijët dhe të moshuarit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.