Eko Higjiena

Bushi: Mjaft e lutëm Januzajn

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tiranë – Ish-sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Alban Bushi ka thënë se koha e lutjeve që Adnan Januzajn të ftohet në skuadrën kuqezi ka përfunduar.”Një talent i rrallë, por mendoj se koha e lutjeve mbaroi. Nuk e paragjykoj, edhe nëse nuk vjen”, thotë ish-sulmuesi i Shqipërisë për “Panorama Sport”.

“E vlerësojmë shumë si futbollist dhe derën e ka të hapur. E kemi ftuar disa herë dhe do e ftojmë sërish, sepse ia kemi nevojën, pasi një si ai i bën shumë punë Shqipërisë. Gjithsesi, edhe djaloshi me familjen e tij mendoj se duhet të marrin një vendim”, ka shtuar ai.

ARKATANA

“Nuk më duket se shkon më që t’i lutemi, sepse ai që është shqiptar e di se çfarë duhet të zgjedhë. Unë e vlerësoj edhe nëse nuk zgjedh Shqipërinë, por ama të paktën të evitohen këto deklaratat e tipit: ‘Duhet një delegacion profesional që të negociojë me të…’. Kjo nuk shkon. Delegacioni dihet kush është: Duka, Shulku, De Biasi, Bushi dhe Jupi. Nuk kemi ku të gjejmë njerëz të tjerë”, theksoi ai.

“Me Januzajn ka biseduar edhe Hasi pak kohë më parë dhe sërish nuk është dhënë një përgjigje. E theksoj: është një xhevahir i futbollit, por mjaft me lutje! Derën te Shqipëria e ka dhe do ta ketë përherë të hapur”, është shprehur menaxheri i Kombëtares Alban Bushi.