UBT

Panxhari i bardhë: Pastrues i organizmit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Panxhari i bardhë, është perime jashtëzakonisht shëruese, posaçërisht rekomandohet në periudhën e dimrit, kur organizmi ka nevojë të madhe për mbrojtje nga infeksionet dhe viruset. Është krejt njësoj se a do të zgjidhni panxharin e zi apo të bardhë, sepse kanë cilësi të ngjashme shëruese.

Japonezët e quajnë “pastrues trupi”, sepse pastron organizmin nga kolesterina dhe triglicerida, është diuretik aktiv i cili shkrin zallin dhe gurët, ndihmon në tretjen e yndyrës, qetëson bronkitisin dhe eliminon kollën, ndërkaq gjithashtu stimulon edhe punën e idhcës.

Panxhari i bardhë, mund të konsumohet si sallatë, por edhe mund të gatuhet. Dimri është stina më e përshtatshme për konsumimin e kësaj perime. Ajo përmban shumë lëndë e minerale të rëndësishme për shëndetin.

Panxhari i bardhë përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Zhduk puçrrat në lëkurë. Parandalon zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.

Hidromorava

Panxhari i bardhë përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtesë dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën.

Përveç vitaminave, kjo perime përmban edhe shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizmin.

Panxhari i bardhë japonez stimulon punën e fshikëzës së tëmthit. Falë rafanolit, vajit eterik fosforik, nxit jashtëqitjen e mukozës nga organet e frymëmarrjes, pra rekomandohet në rastet e bronkitit dhe kollës. Përveç kësaj, është e pazëvendësueshme si diuretik.

Rrënja hahet e papërpunuar, në formë të sallatës ose e përpunuar në mënyrë termike. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.