Eko Higjiena

Njazi Kuqi transferohet në një skuadër të Serie C

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sulmuesi kosovar, Njazi Kuqi karrierën do ta vazhdojë në Itali. Ai të premten ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane Pro Vercelli 1892, që garon në Serie C të Italisë.

Marrëveshja është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit, por nuk është bërë e ditur se për çfarë periudhe kohore është nënshkruar kontrata. “Pro Vercelli 1892 njofton se ka arritur marrëveshje me Njazi Kuqin, sulmuesin nga Kosova të përfaqësueses së Finlandës.

Klubi është në pritje të transferimit ndërkombëtar nga Federata e Greqisë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit që nga e diela. Ai në lojë do të aktivizohet të dielën, më 12 janar”, shkruan në faqen zyrtare të klubit italian “fcproverlli.it”.

Mobi Casa

Kuqi, 30-vjeçar, së fundi ka luajtur për skuadrën elitare të Greqisë, Atromitos. Ai karrierë ka bërë edhe në skuadrat Panionios, Turun Palloseura, Stevenage, Dundee, Tus Koblenz, Carl Zeiss Jena, Groningen, Birmingham City, Peterborough, Blackpool, Lahti, Jokerit e Pallokerho.

Sulmuesi nga Vushtrria në 12 paraqitje për ekipin “A” të Finlandës ka shënuar pesë gola, derisa tre gola në tetë paraqitje kishte shënuar për ekipin Shpresa (U21) të Finlandës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.