ARKATANA

“Tifozat Kuq e Zi”, dhjetë vjet shqiptari

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zakonisht fundi i vitit i gjen të gjithë duke u përgatitur për festa dhe në vigjilje të pushimeve. Por, kjo nuk vlen për Artorin, Burimin (Prishtinë), Antonin (Tuz), Farukun (Shkup) e Valentinin (Pejë) në dhjetorin e vitit 2003. Dëshira për të krijuar një grup tifozerik që do ta identifikonte kombin shqiptar, bëri që i ftohti i atij fundviti për këta djelmosha të ishte më i ngrohtë se kurrë.

Ideja e krijimit të tifozëve kuq e zi (TKZ) ishte e kamotshme, megjithatë ajo filloi të realizohej vetëm në fundin e viti 2003. Vetë ideja e krijimit të TKZ ishte bashkimi i gjithë shqiptarëve, pavarësisht besimit dhe për këtë arsye dy datat kryesore të TKZ korrespondojnë pikërisht me dy festat e religjioneve shqiptare, Krishtlindjet dhe Festën e Bajramit.

“Ideja e krijimit të grupit TKZ u finalizua me pagëzimin të cilin e bëmë me 25 dhjetor 2003, ndërsa shfaqja e parë në publik ishte me 2 shkurt 2004. Pikërisht në këto dy ditë ishin dy festa të shqiptarëve, me 25 dhjetor Krishtlindjet dhe me 2 shkurt Bajrami që tregonte se TKZ-ja është bashkim i gjithë shqiptarëve pa dallim besimi apo feje. Rrugëtimi jonë padyshim se ka qenë me peripecitë e veta por që prej 18 shkurtit 2004 kur debutuam në ndeshjet Shqipëri-Suedi, as edhe një ndeshje të vetme nuk kemi munguar në ndeshjet e kombëtares pavarësisht vështirësive që kemi pasur sidomos në aspektin financiar”, ka thënë Butrint Ymeri nga Tifozët Kuq e Zi.

TKZ-ja shumë shpejt morri shtrirje në të gjitha trevat shqiptare dhe jo vetëm duke u shndërruar në një nga tifozëritë më të mëdha në Ballkan ndërsa padyshim se sllogani i saj i famshëm “O sa mirë me qenë shqiptar” morri dhenë gjithandej botws. Për Flakron Abazin i cili ka rrugëtuar gjithë këtë kohë me TKZ-në moment i veçantë ka mbetur hapja e flamurit gjigant në ndeshjen ndaj Ukrainës në shkurt të 2005.

Hidromorava

“Padyshim se e veçanta e TKZ-së është shtrirja në çdo cep ku ka shqiptar. Ne kemi arritur që t’i bashkojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë në një qëllim të përbashkët, avancimin e kombëtares shqiptare. Nëse do të veçoja ndonjë moment gjatë tërë këtyre viteve, padyshim se do të ishte ai i hapjes së flamurit gjigant ndaj Ukrainës me 9 shkurt 2005”, shtoi Abazi.

Mirëpo ajo që ditëve të fundit ka qenë një dilemë në opinionin publik ishte reagimi i TKZ-së në rast se përfaqësuesja e Kosovës do të garonte në arenën ndërkombëtare.TKZ-ja heziton të përgjigjet në këtë pyetje duke thënë se shqiptaria e ka një komb dhe një kombëtare.

“TKZ-ja është e interesuar të ketë një kombëtare të fortë ku do të jenë krejt shqiptarët bashkë. Treva e Kosovës përfaqësohet jashtëzakonisht shumë në kombëtare ku një pjesë e madhe e futbollistëve janë pikërisht nga Kosova” ka thënë Abazi. Figura e njohur si “Sabiti” e krijuar nga Edon Muhaxheri, tashmë është bërë një simbol i tifozerisë shqiptare. Ideatori i kësaj figure, kujton momentet e para të idesë për krijimin e “Sabitit”.

“Si çdo i ri në moshën time edhe unë isha i fiksuar pas fituesit. Ideja e ilustrimit të një shqiptari muskulor të madh dhe shumë krenar ashtu siç edhe përshkruhej në këngët kreshnike më shtyri që ta realizoj atë. Shumë shpejt “Sabiti” u bë një legjendë në veti duke arritur që ende pa i mbushur 10 vite të udhëtoj pa pasaportë e biletë në shumë qytete të botës si Paris, Amsterdam, Stamboll, Dublin, Gjenevë e shumë tjera” thotë Muhaxheri./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.