Eko Higjiena

Kadriu: AAK shembull se si qeveriset në nivel lokal

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dega e AAK-së në Gjilan, ka mbajtur takim me strukturat e degës, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit nga niveli qendror i AAK-së, deputeti Rrustem Berisha, dy nënkryetarët Ardian Gjini dhe Ahmet Isufi, si dhe kryetarja e gruas Makbule Shkodra.

Kryetari i Degës së AAK-së z. Rexhep Kadriu, i njoftoj strukturat për z. Ramush Haradinaj, i cili po mbahet padrejtësisht në Francë dhe përcolli mesazhin e Kryetarit Haradinaj, që strukturat të punojnë për t`i fituar zgjedhjet nacionale dhe lokale.

Kadriu gjithashtu i njoftoj përfaqësuesit nga niveli qendror që Dega e AAK-së në Gjilan është shembull në qeverisjen lokale dhe ky shembull pas zgjedhjeve lokale do të na shpërblehet me votën e qytetarëve dhe AAK do të dalë fituese.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Berisha, tha që ka ardh koha që kjo qeveri duhet sa më parë të bie dhe të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja.

Deputetët e AAK-së kanë nënshkruar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë dhe shpresojmë qe edhe partnerët e këtij koalicioni do ta përkrahin që vendi të shkoj në zgjedhje.

Uji Dea

Sa i përket Kryetarit Haradinaj, deputeti Berisha tha që Kryetari ka kaluar edhe kohë me të vështira dhe do ta tejkaloj edhe këtë me sukses.

Nënkryetari i parë Ardian Gjini, ju drejtua të pranishmëve duke i inkurajuar që AAK ka vlera të pakontestueshme dhe anëtarët e saj kanë se pse të kërkojnë votë. “Atë që nuk e kanë partitë e tjera që është e rëndësishme për të fituar e ka AAK, që është simboli. AAK ka simbolin e të gjitha vlerave që është Ramush Haradinaj, si në luftë që e ka dëshmuar po ashtu edhe në liri me punën e palodhshme, prandaj ju inkurajoj ta përdorni emrin e tij për të arritur deri te fitorja. Sa i përket nivelit lokal, e gjithë Kosova e ka shembullin më të mirë të qeverisjes lokale nënkryetarin e Komunës z. Rexhep Kadriu, i cili është një shembull i qeverisjes lokale në tërë Kosovën”.

Si përfundim Gjini tha që besoni në fitore sepse ka ardhur fryma e fitores.
Me nga një fjalë rasti u paraqiten edhe Ahmet Isufi, Magbule Shkodra dhe Musa Gjakova.

Nga strukturat i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Degës së AAK në Strasburg z. Hajrush Azemi i cili tha që gjatë fatkeqësisë së Kryetarit Haradinaj i cili po mbahet padrejtësisht, shqiptarët që jetojnë në Strasburg dhe rrethinë kanë përfituar nga Kryetari Haradinaj i cili ka arritur që t`i bashkoj të gjithë shqiptarët në mërgatë.

Haradinaj edhe ne këto kushte ka arritur që ta formoj këtë degë dhe që ne të kuptojmë që jemi rreth 6500 mërgimtarë shqiptarë të cilët asnjëherë nuk kemi komunikuar mes vete. Ky është një shembull se pse duhet që t`i japim besimin z. Haradinaj tha Azemi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.