Ndeshja e parë i takon Dritës
Gjilan – Skuadra e Dritës në ndeshjen e parë drejt titullit të kampionit në ballafaqim me Skenderajin ka arritë ta mposht me rezultat 3-1.
Akti final luhet tri fitore edhe në këtë vit dy skuadrat më të mira në volejbollin e Kosovës, Drita dhe Skenderaji do të ballafaqohen për titull të kampionit.
Setin e parë, volejbollistet e Dritës e kanë përmbyllë me rezultat tejet të ngushtë 27-25, ndërsa në setin e dytë mysafiret u deklasuan me rezultat 25-17.
Ne setin e tretë mysafirët ngadhënjyen me rezultat 25-20.
Në setin vendimtarë atë të katërtit, volejbollistet e Dritës treguan volejboll cilësor duke ju shuar ëndrrat mysafireve me rezultat 25-21.
Ballafaqimi i dytë i serisë së finales, do të zhvillohet në Skenderaj ku do te jetë rezultat i paqartë./rajonipress/


