Fundamenti

De Biasi llogarit në Xhakën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tiranë – Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biassi ka folur për herë të parë për përforcimin më të ri të ekipit kuqezi.

Fjala është për mbrojtësin e Basleit, Taulant Xhakën. Ky i fundit, ditë më parë është pajisur me pasaportë shqiptare. Ai është dekretuar me shtetësi shqiptare nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Strategu italian, ka thënë se do të llogaritë në Xhakën për ndeshjet eliminatore të europianint ‘Franca 2016’, të cilat do të nisin në shtator të vitit 2014.

“Besoj dhe shpresoj që Taulanti të jetë gati për eliminatoret e Europianit”, ka deklaruar De Biasi në një intervistë për .Panorama Sport’.

Hidromorava

Taulanti, i cili është vëllai i madh i Granit Xhakës, gjatë karrierës ka luajtur me ekipet U-17,U-18,U-19,U-20 dhe U-21 të Zvicrës.

Por, duke e parë që nuk është në planet e trajnerit te përfaqësueses A, Ottmar Hitzfeld, Xhaka ka shprehur interesimin prej kohësh që t’i bashkohet Kombëtares shqiptare, transmeton ina.

Sidoqoftë, Xhakës nuk do t’i mjaftoj ftesa nga selektori Gianni De Biasi që ta vesh fanellën kuqezi. 22 vjçari duhet të marr leje edhe nga FIFA e UEFA që të luaj me Shqipërinë, pasi më herët ka luajtur me grupmoshat e Zvicrës.

Këtij rregulli i janë nënshtruar edhe Shkëlzen Gashi, Amir Abrashi, Migjen dhe Vullnet Basha, pasi para se t’i bashkoheshin Kombëtares shqiptare, kishin luajtur me helvetikët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.