Uji Dea

The Guardian: Lionel Messi është numri 1 në botë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gara midis Lionel Messit e Kristiano Ronaldos zhvillohet në shumë drejtime, jo vetëm në fushën e lojës. Tashmë janë mediat sportive botërore që kanë hapur sondazhet e tyre për të parë votimin masiv të publikut, specifikisht të sportdashësve.

Kështu, e përditshmja dhe njëherësh prestigjiozja britanike “the Guardian” në sondazhin e saj të zhvilluar por një kohë të gjatë ka zbuluar se Lionel mesi mbetet lojtari më i dashur në botë, pavarësisht vlerësimit teknik që ka marrë portugezi Ronaldo këtë edicion nga figurat e mëdha sportive dhe nga institucionet që drejtojnë futbollin në kontinentin europian dhe në botë.

KKVITI

Mbi 2 milion vota në gazetën e famshme angleze “Guardian” e kanë lartësuar Lionel Messin edhe një herë si më të mirin në botë.

Në një sondazh disa ditor të mbajtur në prestigjiozen angleze, Mesi prinë bindshëm me vota para Kristiano Ronaldos që është i dyti. Në vendin e tretë është votuar Zlatan Ibrahimoviç, para Frank Riberisë e Andres Iniestës. Nejmar është në vendin e gjashtë, Bale në të shtatin, Ksavi ne të tetin, Luis Suarez i nënti, ndërsa Aguerro i dhjeti.