Fiorentina insiston për Hetemajn
Krerët e skuadrës së Fiorentinës nuk kanë hequr dorë nga transferimi i mesfushorit kosovar të Chievos, Përparim Hetemaj, shkruan të martën sajti “violanews.com”. Mësohet se Fiorentina po e kërkon transferimin e Hetemajt gjatë afatit kalimtar të janarit.
Hetemaj 27-vjeçar ka kontratë me Chievon deri në fund të këtij edicioni. Ai kësaj skuadre i ishte bashkuar në vitin 2011 nga Brescia.
Hetemaj këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje në Serie A dhe ka dhënë tri asistime për bashkëlojtarët.
Krahas Fiorentinës, situatën e Hetemajt po e monitorojnë edhe dy skuadrat tjera nga Italia, Roma e Lazio.


