ARKATANA

Aspirina mund të bëhet e rrezikshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Miliona njerëz në mbarë botën për çdo ditë marrin Aspirinën, në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun nga pika në tru apo në zemër, mirëpo shkencëtarët kanë zbuluar që kjo tabletë shton rrezikun nga gjakrrjedhja e brendshme.

Aspirina një kohë të gjatë është konsideruar si tabletë çudibërëse e cila mund të ndihmojë në preventivën e sëmundjeve të shumta, siç janë disa lloje të kancerit dhe për mbrojtje nga pika në zemër apo në tru.

Përdorimi i rregullt i aspirinave çon në rritjen e rrezikut të gjakderdhjeve të brendshme me 37 për qind dhe 38 për qind rritje të rrezikut të hemorragjive, thonë studiuesit.

Eco Higjiena

Në studimin e fundit thonë se njerëzit e shëndetshëm të rinj që marrin aspirinë çdo ditë për të zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër, shkaktojnë më shumë dëme se sa dobi. Aspirina është e njohur si një ilaç i mirë anti-inflamator për ndarjen e rrjedhjes së gjakut, por futja e tij e përditshme do të të dëmtojë.

“Shumë njerëz të shëndoshë konsiderojnë se aspirina ndikon në parandalimin e kancerit dhe sulmit në zemër. Megjithatë, nëse ju jeni të shëndetshëm, pa simptomat e sëmundjeve kardiovaskulare, atëherë nuk keni nevojë për të marrë një aspirinë çdo ditë. Kjo nuk do të përmirësojë shëndetin tuaj,” thotë Dr Peter Sandercock për The Telegraph.

Megjithatë, aspirina mund të ndihmojë ata që kanë probleme me sistemin kardiovaskular, por para se të merrni këshilla duhet të kërkoni mendimin e një mjeku./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.