Uji Dea

Shqiptari më i suksesshëm në histori

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nëse ka një arsye pse ne, tifozët nga Shqipëria, duhet të gëzohemi për pesë trofetë e Bayern Munchen, është fakti që këta trofe i ka “bashkëfituar” edhe një lojtar me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Pavarësisht se ai nuk luan për kombëtaren tonë, mbetet një shqiptar dhe e tregoi veten në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, kur sapo e thirri një shqiptar me flamurin kuqezi në duar, 21-vjeçari direkt u drejtua drejt tij, madje “me vrap”, siç rrëfen për “Sport Ekspres” tifozi bavarez, Genti Duka.

Kush është lojtari shqiptar më i suksesshëm në histori? Padyshim që Xherdan Shaqiri, për trofetë që ka fituar. Natyrisht, ai nuk ka qenë pjesë thelbësore e Bayernit, ama luan te ekipi më i mirë që bavarezët kanë patur ndonjëherë. Këtë e deklaroi ish-lojtari, Mehmet Scholl: “Viti më i suksseshëm në histori i Bayernit. Më mirë se kaq nuk ka ku të vejë”, u shpreh ai pas ndeshjes finale ndaj Raja Casablancas.

Fundamenti

“5. titull me ni vjet!!! Flm prej zemres krejtve per mbeshtetjen qy i boni ku do jom!!” Këto ishin fjalët e shqiptarit të Bayern Munchen që tashmë numëron në “muzeun” e tij Bundesligë, Kupë Gjermanie, Champions League, Superkupë Europe dhe Kupë Bote.

3,6 milionë euro ka fituar Bayerni si fitues i Kupës së Botës për klube. Vit më të suksesshëm as Franz Beckenbauer me shokë nuk kanë patur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.