KKVITI

Mehmedi, hero i ndeshjes: shënon dy gola

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Admir Mehmedi ka shënuar dy gola për skuadrën e tij, Freiburgun, në bundesligën e parë gjermane. Golat e tij i kanë siguruar Freiburgut fitoren me rezultat 2:1 në ndeshjen e luajtur si vendës kundër Hanoverit, në xhiron e shtatëmbëdhjetë të kampionatit gjerman të futbollit.

Ka qenë kjo fitorja e tretë në këtë kampionat e skuadrës e cila nuk është se mund të lavdërohet shumë për sukseset e saj.

ARKATANA

Mehmedi ka shënuar në minutat 25 dhe 36, duke ngritur në 5 shifrën e golave që ka dhënë ai gjatë këtij sezoni dhe sigurisht duke u bërë lojtari i padiskutueshëm i ndeshjes së sotme

Tetovari Mehmedi, pjesëtar i kombëtares zvicerane, më parë ka luajtur për FC Zürichun dhe së fundi, para se të vinte në Gjermani, për Dinamon e Kievit, Ukrainë.