UBT

Gjilani përkujton 18 vjetorin e masakrës së Llashticës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Emrush Selimi nga Llashtica e Gjilanit e ka të vështirë sot derisa e kujton tmerrin që ai me bashkëfshatarët e tij e kishin përjetuar 18 vite më pare, kur forcat militare e paramilitare serbe vranë në mënyrën më çnjerëzore 26 civilë shqiptarë.

Në mesin e të vrarëve është edhe babai i tij, Aliu, për të cilin tregon se edhe e ka pasur lejeqëndrimin e Gjermanisë, por i është bashkuar familjes në ditët e rënda.

“13 prillin e vitit 1999 ka qenë një ditë e vështirë dhe e papërshkrueshme. Ka qenë ofensivë e tmerrshme e forcave serbe, duke i vrarë e masakruar 26 bashkëfshatarë, në mesin e të cilëve ka qenë edhe baba im, Ali Selimi. Përveç kësaj, torturuan shumë njerëz, na dëbuan të gjithëve dhe na i dogjën shtëpitë. Thjeshtë, mund të them se Lashtica për Anamoravë është sikur Reçaku”, rrëfen Emrushi, teksa i dridhet buza nga kur e kujton atë ditë.

Pikërisht sot, institucionet komunale të Gjilanit kanë vënë kurora lulesh para varreve të 26 martirëve të Llashticës, në mesin e të cilëve janë pleq e plaka dhe nxënësi 11 vjeçar Lulzim Musliu.
“Sot jemi këtu në përkujtim të rënies së 26 martirëve, ditë kjo e rëndë për Llashticën dhe për mbarë Kosovën. Ata ranë për të mos vdekur kurrë dhe që ne sot të jetojmë të lirë, të bashkuar e të dinjitetshëm. Familjet duhet të jeni krenare me sakrificën e tyre, sikur që jemi edhe ne. Në Llashticë nuk u kursyen as pleqtë, plakat e fëmijët siç është Lulzimi, gjaku i të cilëve u bë shkas që ne të jetojmë të lirë. Lavdi e përjetshme”, ka thënë pas homazheve, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili shoqërohej nga kabineti i kryetarit Haziri.

Mobi Casa

Në këtë përvjetor, para familjarëve të të vrarëve, nënkryetari Kadriu ua ka kumtuar lajmin se me iniciativë të kryetarit Haziri, shumë shpejt do të fillojnë punimet për ndërtimin e varrezave të martirëve.

E, Emrush Selimi nuk ka harruar t’i falënderoj institucionet komunale për respektin dhe kujdesin që kanë treguar për të nderuar jetën dhe veprën e këtyre martirëve, përderisa ka kërkuar zbardhjen sa më parë të kësaj masakre.

“E falënderoj Komunën e Gjilanit që ishin këtu për ta ndarë dhembjen me neve në këtë ditë të rëndë. Veçanërisht, e falënderoj kryetarin Haziri për inicimin e projektit për ndërtimin e varrezave të martirëve tanë”, ka përfunduar Selimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.