FIDANISHTJA

Alimi zgjidhet në ekipin e javës në Qipro

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Skuadra e Ermis-it ku po aktivizohet Armend Alimi është befasia më e madhe e sezonit vjeshtor në kampionatin qipriot të futbollit.

Edhe pse debutues në këtë ligë, ata kanë bërë surpriza të shumta gjatë kësaj faze të kampionatit, duke shënuar rezultate fantastike, falë ndeshjeve super të mira të mesfushorit shqiptar nga Maqedonia, Armend Alimi, i cili është figura kyçe në skuadër.

Ermisi në ndeshjen kundër Anartozisit të njohur rrëmbye një pikë, duke luajtur pa gola, 0-0, ndërsa ka pasur mundësi të mira për ta fituar kundërshtarin e madh.

Alimi në këtë ndeshje ka shkëlqyer me lojë të mirë, duke rrezikuar dy herë portën e Anartozisit të njohur, por nuk ka pasur fat të shënoj.

FIDANISHTJA

Paraqitja shumë e mirë e tij ka bërë që ai të zgjidhet në formacionin ideal të javës në kampionatin e Qipros.

“Edhe pse nuk jemi në vendin e parë mendoj se jemi ekipi më i mirë për momentin. Jemi befasia më e madhe deri tani. Kemi vetëm një humbje edhe atë në ndeshjen e parë, kur nuk jam aktivizuar unë. Nuk do të ishte befasi nëse luftojmë edhe për dalje në Evropë (qeshet). Jemi në vendin e katërt, ndërsa të shtunën që vjen luajmë me Apolonin”, deklaroi për “Lajm”, Alimi, i cili është në superfomë.

Ndeshja me Apolonin është e fundit për këtë sezon, ndërsa Alimi të dielën do të jetë në vendlindjen e tij në Kumanovë për një pushim të shkurtër, pasi sërish duhet të kthehet në Qipro, ngase e presin angazhime të reja në klub. (lajm)/tung.ch