Goteborg kërkon Mehmetin
Goteborg ka filluar të mendoj për sezonin e ri. Skuadra suedeze, po synon ta përforcoj ekipin, i cili nga sezoni i ri do të garoj edhe në kualifikimet për Europa League.
Sipas medieve suedeze në listën e dëshirave të Goteborgut është edhe sulmuesi kosovar, Agon Mehmeti, i cili aktualisht është pjesë e ekipit portugez Olhanense
Reprezentuesi i Shqipërisë, i cili është në pronë të Palermos, është në dijeni për këtë interesim. Ish sulmuesi i Malmos thotë se derën nuk do t’ia mbyllë asnjë skuadre.
“Tani për tani jam i fokusuar në Olhanense, edhe për shkak të kushteve të huazimit, i cili është në fuqi deri në verën e ardhshme”, ka deklaruar Mehmeti për Sportbladet.


